Maintenance Specialist
We Are Fiber kërkon të punësojë një Maintenance Specialist (Specialist Mirembajtjeje) për t’iu bashkuar ekipit tonë në Tiranë. Personi në këtë pozicion do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen e ambienteve, pajisjeve dhe infrastrukturës së zyrës, si dhe për identifikimin dhe zgjidhjen në kohë të problemeve teknike dhe operative.
Ky pozicion kërkon aftësi të mira teknike, përgjegjshmëri, aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe një qasje proaktive ndaj mirëmbajtjes dhe funksionimit të përditshëm të ambienteve të kompanisë.
Përgjegjësitë Kryesore Maintenance Specialist (Specialist Mirembajtjeje) është një pozicion me kohë të plotë, me prezencë në zyrë në Tiranë, me orar pune 09:00–18:00, nga e Hëna në të Premte.
Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
Kryerjen e inspektimeve periodike të ambienteve, pajisjeve dhe infrastrukturës së zyrës.
Identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave teknike dhe të mirëmbajtjes.
Kryerjen, sipas nevojës, të punimeve të mirëmbajtjes dhe riparimeve të vogla elektrike, hidraulike dhe mekanike.
Inspektimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe instalimeve të zyrës.
Koordinimin me teknikët dhe kompanitë e jashtme për ndërhyrjet që kërkojnë shërbime të specializuara.
Monitorimin e sistemeve të ndriçimit, kondicionimit, furnizimit me ujë dhe elementeve të tjera të infrastrukturës.
Reagimin në kohë ndaj defekteve dhe situatave që mund të ndikojnë në funksionimin normal të zyrës.
Kryerjen e kontrolleve parandaluese për të minimizuar problemet dhe ndërprerjet e mundshme.
Bashkëpunimin me departamentet e tjera për të adresuar nevojat teknike dhe operative.
Kualifikimet:
Përvojë e mëparshme në mirëmbajtje, teknikë, faciliteteve ose një pozicion të ngjashëm.
Njohuri praktike në mirëmbajtjen elektrike, hidraulike dhe mekanike.
Aftësi për të identifikuar dhe zgjidhur në mënyrë të pavarur probleme teknike.
Njohuri bazë mbi pajisjet dhe sistemet teknike të ambienteve të zyrës.
Aftësi të mira organizative dhe menaxhim efektiv të kohës.
Përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve.
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekipin.
Qasje proaktive dhe aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve.
Arsimi profesional ose teknik në një fushë të lidhur përbën avantazh.
Nëse jeni një person teknik, proaktiv dhe i përgjegjshëm, me aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve dhe dëshironi të bëheni pjesë e një ekipi profesional, ju ftojmë të aplikoni për pozicionin e Specialist Mirembajtjeje pranë We Are Fiber. Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e një kompanie që vlerëson profesionalizmin, përgjegjshmërinë dhe punën në ekip.
- Department
- Purchase & Logistics Department
- Role
- Maintenance
- Location
- We Are Fiber HQ
About We Are Fiber
We Are Fiber, a leader in the BPO market in Albania, is a global provider of business process outsourcing solutions. The company offers a wide range of services, with a particular focus on Outbound activities such as telemarketing, database updating, CRM management and BackOffice support, guaranteeing tailor-made solutions to optimize the efficiency and business results of its customers.